Delegacioni i Shoqatës Akademike për Shkencë dhe Art realizuan një takim pune në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

Një delegacion i Shoqatës tonë akademike me në krye Prof.dr. Hasan Jasharin-Kryetar i Shoqatës, Prof.dr. Zeqir Kadriu-sekretar organizativ si dhe Prof.dr. Tahir Zajazi-anëtar, dje me datë 08.06, ishin në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për një takim pune. Zëvendës Ministri prof. Agim Nuhiu , e informoi delagacionin për projektet e Ministrisë, sfidat dhe aktivitet e ardhshme për ngritjen e kualitetit në arsim.
Delegacioni ynë u interesua për Kërkesën me të cilën i jemi drejtuar Qeverisë dhe Parlamentit e përcjellur nga një Elaborat prej 121 faqesh, si dhe nëshkrimet e 70 profesorëve universitarë për themelimin e një Akademie për Shkencat Shoqërore dhe Albanologjike . Duke u nisur nga ajo se Qeveria i ka kërkuar Ministrisë të jep mendim, duke pasur parasysh se ajo e mbulon edhe sektorin e shkencës, z. Nuhiu tha se mendimi që do t’i dërgohet Qeverisë është në përkrahje të nevojës për themelim të Akademisë. Delegacioni ynë falenderoi këtë qëndrim dhe siguroi zv. Ministrin se kualitetet hulumtuese, akademike të organizatës tonë janë me kualitete aty te MANU, bile edhe më mirë se ata. Ata që hezitojnë të na përkrahin, indirekt, përkrahin frymën fyese ndaj popullit shqiptar që është manifestuar në mënyrë të vrazhdët në Enciklopedinë e tyre.
Fryma e bashkëpunimit u ofrua edhe në përfundimin e Projektit për Mësuesit dhe shkollat e para shqipe në Maqedoni, emërtimin e rrugëve, shkollave dhe instituconeve në Tetovë, etj. Poashtu Shoqata jonë është e gatshme të ndihmojë për përpilimin, recenzionin e librave shkollorë.
Bashkëpunimi dhe komunikimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushat e hulumtimit shkencor.

Këshilli për Informim i Shoqatës