Po hidhet në Nion të Zvicrës shorti i fazës së 1/8-vë të Ligës së Kampioneve. 16 skuadra janë ndarë në dy vazo dhe ka vetëm dy rregulla specifike të përcaktuar nga UEFA për raundin e ardhshëm të Champions-it.

Reali i Madridit do të perballet me PSG-në në këtë tur me ndeshjen e parë që do ta luajë në Spanjë dhe tëë kthimit në Paris. Ndërsa Barcelona do të ndeshet me Çelsin e Antonion Kontes.

Bajernit i ka buzëqeshur fati teksa shorti e ka vendosur përballë Beshiktashit, ndërkohë që short relativisht të lehtë kanë edhe italianët. Juventus do te luajë me Totenhem, ndersa Roma përballë Shaktarit të Donjetskut.

ÇIFTET:

Juventus – Totenhem

Basel – Manchester City

Porto – Liverpul

Sevilja – Manchester United

Real Madrid- PSG

Shaktar- Roma

Celsi – Barcelona

Bajern – Beshiktash

Ndeshjet e para do te luhen ne datat 13, 14 dhe 20, 21 shkurt, ndersa ato te kthimit ne 6, 7 dhe 13, 14 mars 2018.