Shpat Kasapi këngëtari shqiptarë ka nisur të mbështes nënën e tij Gjylymsere Kasapin si kandidate për deputete nga radhët e LSDM-së. Ai sonte bashkë me nënën e tij ishin në Tetovë ku kënduan himnin maqedonas dhe himnin e LSDM-së vetëm në gjuhën maqedonase, raporton TetovaSot.

Kandidatja shqiptare në LSDM, Gjylymsere Kasapi edhe pse ishte në Tetovë ajo nuk foli asnjë fjalë në gjuhën shqipe, ndërsa lideri i saj Zoran Zaev vazhdon ti mashtrojë shqiptarët se nëse ai i fiton zgjedhjet do ta bëjë gjuhën shqipe gjuhë zyrtare në Maqedoni, ndërsa sonte nuk foli asnjë fjalë në shqip dhe nuk e lejoi edhe kandidaten shqiptare tju drejtohet në gjuhën amëtare.

Ndryshe në LSDM-në e Zaevit është edhe ish gazetari Muhamed Zeqiri si kandidat për deputet në zonën numër dy.