Në nëntor këtë vit, në Tetovë dhe rrethinë, janë regjistruar gjithsej 68 aksidente ose 10 më shumë se vitin e kaluar në të njejtën periudhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Në këto aksidente nuk ka të vdekur (vitin e kaluar 1), 5 aksidente kanë përfunduar me lëndime të rënda të personave, 27 me lëndime të lehta trupore, ndërsa në 36 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale, i cili vlerësohet prej 2 milionë e 662 mijë denarë.

Aksidentet më shpesh kanë ndodhur në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe në rrugën rajonale Tetovë-Pirok./Telegrafi/