Në prag të fundvitit, shumë organizata humanitare organizojnë fushatë për të mbledhur ndihma për familjet skamnore, për t’ua lehtësuar sadopakë gjendjen e tyre dhe për t’ua bërë më të begatë netët festive.

Kështu, shoqata humanitare ”Dora Humane”, nga Tetova, ka shpërndarë ndihma për më shumë se 30 familje në rajonin e Tetovës dhe të Shkupit.

Pakot me ndihma përfshijnë ushqime dhe materiale higjienike të cilat janë dhuruar nga kompani të ndryshme dhe janë financaur edhe nga xhepi i qytetarëve bëmirës./Telegrafi