Gjatë ditës së sotme pritet një takim ndërmjet bashkërenduesve të grupeve parlamentare të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së.

Ky hap vjen pas takimit të parë ndërmjet liderit të ri të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, në takim do të flitet për funksionimin në të ardhmen të Kuvendit të Maqedonisë, kurse kjo parti do të vendosë në periudhën që vjen se si do të veproj më tutje.

Njiherit, OBRM-PDUKM-ja edhe njëherë bëri thirrje për lirimin e të arrestuarve për 27 prillin e dhunshëm në Kuvend. Sipas tyre, ata po përndiqen politikisht./Telegrafi