Rreth orës 13:00 të ditës së shtunë në Rrugën e Kombit në afërsi të kryqëzimit të Fushë-Milotit, një autobuz ka shpërthyer në flakë. Autobusi me 50 pasagjere po lëvizte nga Prizreni në drejtim të Shkodrës dhe flaket janë shfaqur teksa mjeti ishte në lëvizje. Policia tha se drejtuesi i mjetit nuk ka kuptuar që mjeti është përfhsirë në flakë, ndëersa ai që ka dhënë alarmin ka qenë njëri nga pasagjerët, i cili ka konstatuar tymin dhe i ka kërkuar drejtuesit të autobusit që të ndaloje. Pasagjerët kanë dalë nga mjeti pa marrë dëmtime. Flaket e zjarret janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar frike dhe panik. Policia tha se për shuarjen e zjarrit ndërhynë zjarrfikësit dhe brenda pak minutash situata u vu nën kontroll. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në motorin e autobusit. Për shkak të zjarrit qarkullimi në rrugen e kombit u bllokua për më shumë se 30 minuta, ndërsa u desht ndërhyrja e policisë për normalizimin e lëvizjes së automjeteve. Pasagjerët të cilët udhëtonin në autobusin që u përfshi nga zjarri u transportuan me një tjetër për në destinacionin ku ishin nisur.