Revista Fokus shkruan për një aferë të re kriminele të binomit VMRO-BDI. “VMRO dhe DUI në mënyrë kriminele kanë shkrirë disa miliona euro mjete nga buxheti” është titulli kryesor në ballinën e fundit të kësaj reviste, transmeton Gazeta Lajm. 

“Kompetentët konstatuan financim joligjor të partive, që realizohet përmes skenës mirë të përpunuar për nxjerrjen e parave nga buxhetit. PSP hapi hetime kundër VMRO-DPMNE-së e cila ka marrë kesh disa miliona euro prej qytetarëve, kurse Komisioni për antikorrupsion inicoi procedurë në prokurori për shkak se BDI është financuar nga buxheti edhe me mjete publike”, shkruan mes tjerash Fokus në numrin e saj të sotëm.