Dy muaj më parë, në Klinikën për kirurgji digjestive ka ndodhur një skandal, gjatë një operacioni laparoskopik të tëmthit ka shpërthyer zjarr brenda barkut të pacientit 69 vjeçar – shkruan javorja “Fokus”.

Ngjarja e rëndë, që fatmirësisht ka përfunduar pa pasoja për pacientin, ka ndodhur si pasojë e përdorimit të gazit oksigjen në vend të dioksidit të karbonit që përdoret për operacione laparoskopike për zgjerimin e zbrazëtirës së abdomenit me qëllim që të punohet më lehtë.

Rasti konfirmohet edhe nga mjeku operator por deri më tani nuk ka një sqarim zyrtar nga drejtoria e klinikës dhe Ministria e Shëndetësisë.