Të paktën pesë persona janë lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm në një ndërtesë në lindje të Londrës, ka njoftuar Daily Mail.

Rreth 70 zjarrfikës po luftojnë për të ndaluar zjarrin, i cili ka përfshirë disa objekte.

Zjarri ka shpërthyer në katin përdhes të ndërtesës tre katërshe.

Arsye e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihet, ndërsa sipas burimeve policore janë lënduar pesë persona.

Katër prej tyre menjëherë janë dërguar në spital, ndërsa vetëm njëri është paraqitur vet për ndihmë mjekësore.

Nga policia apelojnë që shoferët të shmangin këtë rajon sepse janë bllokuar rrugët, ndërkaq nga shërbimet e zjarrfikësve kanë njoftuar se po bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta shuar zjarrin dhe të ndihmojnë banorët e ndërtesave në afërsi.

londer1

londer2

londer3

londer4