Nëse do ju kishim pyetur para një muaji nëse ju duket e largët stina e verës, do kishit të thënë të gjithë po. Shijuam borën, ndoshta jo dhe aq ngricën dhe menduam se kishim ngecur në dimër.

Por me t’u ngrohur temperaturat kuptuam që vera është pas dere dhe duhet të kujdesemi seriozisht për trupin.

Mjaft e mblodhët barkun, shtresat nën bluzo nuk ikin dhe aq lehtë.

Ja cilat janë ushqimet më fantastike për një bark të rrafshtë, shkruan Living.

Portokalli i kuq: Portokalli i kuq është fruti ideal i dimrit. Ai ndihmon gjithashtu për të rënë në peshë. Në një studim Italian u analizua regjimi ushqimore i 250 të rinjve obezë. Ata që konsumuan 1 portokall të kuq në ditë para çdo vakti për 12 javë humbën mesatarisht 7% të peshës trupore. Ky frut është një nga burimet kryesore të vitaminës C që ndihmon për djegien e yndyrave gjatë stërvitjes.

Bollguri : Bollguri bën pjesë në familjen e drithërave integrale. Sipas shkencëtarëve të University of Columbia, konsumi i i bollgurit në mëngjes ul me 50% mundësinë e abuzimit me ushqimin në vaktete e tjera. Mendoni vajza, 50% më pak mundësi për t’u shëndoshur. Gjithashtu ul me 12-24% nivelin e kolesterolit të lartë në gjak.

Elbi: Ashtu si bollguri, edhe elbi është i pasur me fibra, sidomos me një lloj fibre të tretshme, e quajtur ‘beta-glukanë’. Ky lloj fibre mund të mbajë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak dhe ato të insulinës. Gatuajeni atë me qumësht dhe fruta për mëngjes, ose përgatitni një sallatë dimërore me elb të ngrohtë, fasule dhe perime.

Mente: Mund të mos keni rritur shumë mente në kopsht vitin që shkoi. Megjithatë, mund të gjeni gjethe të freskëta të saj kudo. Një studim i kryer nga Universiteti Wheeling Jesuit University zbuloi se kur vullnetarët nuhatën erën e mentes çdo dy orë për 5 ditë, hëngrën 1800 kalori më pak se ata që nuhatën diçka tjetër. Më pak kalori do të thotë peshë më të ulët.