Në pjesën banuese të parkut Finsbari në pjesën veriore të Londrës sot kishte një shpërthim, me ç’rast janë lënduar dy persona, mes të cilëve një polic. Në vijim është evakuimi i personave, që jetojnë në atë pjesë.
Shërbimet e zjarrfikësve tentojnë ta shuajnë zjarrin që ka rënë pas shpërthimit, thekson “Ekspresi” britanik.
Tani për tani nuk dihet se kush e ka shkaktuar shpërthimin, që ka ndodhur në një banesë. Akoma askush nuk është arrestuar.
“Tani për tani kemi informacione se janë lënduar dy persona. I presim hollësitë e tjera”, theksoi zëdhënësja e policisë së Londrës.