Nesër pritet të zhvillohet ceremonia solemne e betimit të presidentit të ri, Bajram Begaj në Parlament.

Edhe në këtë rast, Partia Demokratike vijon të mbetet e përçarë dhe të ketë qëndrime të ndryshme.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se grupi i deputeteve që janë pro kryetarit Sali Berisha, nuk do të marrin pjesë në seancë, pasi zgjedhjen e Begajt e cilesojnë si anti-kushtetuese.

Ndërkohë, grupi tjetër i deputetëve demokratë konfirmuan se nuk kanë vendin për të bojkotuar këtë seancë.

Enkelejd Alibeaj tha se grupi i deputetëve do të shkojë nesër në seancën ku do të betohet Begaj, pasi respektojnë institucionet dhe Kushtetutën.

“Ne do marrim pjesë në seancën e nesërme në Kuvend. Seanca e nesërme eshte e parashikuar nga Kushtetuta. Qëndrimin tonë për z. Begaj e kemi mbajtur dhe është i qartë. Ai përfaqeson zgjedhjen e njëanshme të mazhorances dhe nuk perfaqëson gjysmën e shqiptarëve”

“Por ka një ndryshim midis individit Bajram Begaj dhe Presidencës së Republikës si institucion. Kemi respektuar e do të respektojmë Kushtetutën dhe institucionet e jo individët. Jemi shumë të qartë në këtë pozicion. Edhe në 2017 kur z. Meta u zgjodh president, PD atëherë nuk mori pjesë në votim, por mori pjesë në ceremoninë e betimit”, u shpreh ai, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.

Baram Begaj u zgjodh President i Republikës në seancën e 4 qershorit në Parlament, ku 83 deputetë morën pjesë në votim.

Begaj u zgjodh me 78 vota pro, teksa 4 deputetë votuan kundër dhe pati një abstenim.

Prej tyre, 74 ishin deputetë të Partisë Socialiste, 8 të opozitës përkatësisht Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Për Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe 3 nga Partia Social Demokrate

https://www.facebook.com/watch/?v=380165464187499