Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe i dakorduar gjatë negociatave për formimin e koalicionit qeveritar LSDM-BDI-ASH, duket se po has në pengesa për të ardhur për miratim para deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Nga marrëveshja mes partnerëve qeverisës që ky Ligj të jetë pjesë e pakos së ligjeve evropiane me yll, tani siç merr vesh gazeta KOHA nga burime të saja, Ligji për gjuhët ka gjasa të përfundojë për shqyrtim para Komisionit të Venecias. Një propozim i tillë është përmendur në takimin e paradokohshëm në Bruksel mes kryeministrit Zoran Zaev dhe eurokoesarit Johanes Han. Burimet tona diplomatike kanë pohuar se kjo është propozuar nga vetë kryeministri Zaev, i cili gjoja dëshiron që ky Ligj të kalojë nëpër filtrat e Komisionit të Venecias, i cili zakonisht shqyrton pjesën juridiko-kushtetuese të ligjeve, por jo edhe çështjet politike në një vend. Në realitet, ky ligj është produkt i marrëveshjes politike për bërjen e Qeverisë, dhe sipas ekspertëve juridik, i njëjti s’ka nevojë të dërgohet tek Komisioni i Venecias.