Shqiptarët”>Shqiptarët në Maqedoni kërkojnë që Tirana zyrtare të mundësojë përfitimin e shtetësisë shqiptare nga gjithë shqiptarët”>shqiptarët jashtë kufijve.

Një plan i tillë është zbatuar nga shtetet fqinje siç janë Maqedonia, Bullgaria, Serbia dhe vendet tjera ish-jugosllave, njofton agjencia e lajmeve INA.

Shumë shqiptarë në Maqedoni thonë se është mirë që ndonëse jetojmë jashtë trojeve të Shqipërisë, edhe ata të kenë trajtim tjetër gjatë aplikimit për nënshtesinë shqiptare.

Aprovimi i Ligjit për Marrjen e Pasaportës së Shqipërisë gjatë kohës që Shqipëria drejtohej nga Qeveria e Sali Berishës kishte rritur interesimin për të marrë pasaporta shqiptare edhe në Maqedoni dhe Luginë të Preshevës.

Muhamer Pajaziti, analist shqiptar nga Maqedonia, ka thënë se nisma dhe ligji i nxjerrë nga Kuvendi i Shqipërisë janë për t’u përshëndetur, mirëpo nuk është se ka dhënë rezultatet e duhura.

Analisti shqiptar në Maqedoni, Muhamer Pajaziti, thotë se për një dekadë me statistika zyrtare, mbi 100 mijë maqedonas janë pajisur me shtetësi bullgare, vetëm me deklaratë të thjeshtë, duke e deklaruar origjinën e tyre si bullgarë.

“Por nuk është se shqiptarët”>shqiptarët e Maqedonisë kanë problem vetëm me shtetësinë shqiptare. Ata kanë problem të pajisen edhe me shtetësinë kosovare. Është absurde se për një lejeqëndrim në Kosovë, shqiptarët”>shqiptarët e Maqedonisë sikur edhe kinezët apo gjermanët duhet të dorëzojnë një listë prej afro 10 dokumenteve. Do të thotë nuk kanë asnjë trajtim të veçantë”, ka thënë analisti Pajaziti.

Partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk dëshirojnë të diskutojnë mbi këtë çështje, por theksojnë se vetë shteti shqiptar duhet të vlerësojë se a duhet apo jo të krijohet mundësia nëpërmjet rrugëve konstitucionale, që të gjithë shqiptarët”>shqiptarët kudo që janë të pajisen me shtetësi shqiptare, pavarësisht se ata jetojnë në dy shtete apo më shumë shtete, por pajisja me shtetësinë shqiptare të bëhet sipas modelit të shtetësisë së dyfishtë, që lejohet nga shumë shtete.

Juristë dhe avokatë shqiptarë nuk përjashtojnë mundësinë që kryeministri Edi Rama me dekretin e presidentit të përmbushë premtimet e dhëna në vitet ’90, se çdo shqiptar në botë është shtetas i Shqipërisë.

Kohë më parë burime të afërta me qeverinë në Tiranë nuk kanë përjashtuar mundësinë që Qeveria shqiptare të shqyrtojë një plan të tillë për dhënien e shtetësive për gjithë qytetarët shqiptarë edhe jashtë kufijve të shtetit shqiptar.