Për shkak të investimit në turizëm në Shqipëri, por edhe rrugëve të reja, është rritur interesi i shtetasve të huaj për të blerë prona në Jug të Shqipërisë.

Interes të shtuar ka edhe nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka deklaruar se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe vetë maqedonasit, kanë blerë prona në zonat bregdetare në Jug të Shqipërisë. E sipas tij, kjo ndodh për shkak të çmimeve që janë më të ulëta se në Greqi, Kroaci dhe Mal të Zi.

Artan Grub, Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut: Blerja e pronave ka marrë një hov shumë të madh, të shqiptarëve të Maqedonisë, në Durrës, Vlorë, edhe biznese kanë zhvilluar. Edhe maqedonasit kryesisht në jugun më të thellë, Sarandë, Dhërmi e përtej, e kanë më të preferuar.

Maqedonasit etnik janë shumë të kënaqur, e shohin si alternativë ndaj çmimeve të larta në Greqi. Kishte çik kritika për këtë verë për çmimet e larta në jugun e Shqipërisë. Shumë atraktive do të jenë pronat në Durrës, në Vlorë, gjithandej në jug për shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë. Edhe për maqedonasit.

Blendi Fevziu: Ka një tendencë edhe serbë për të blerë prona në jug pa llogaritur nordikët?

Artan Grub, Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut: Edhe çmimi nuk është shumë i lartë për të blerë krahasuar me Greqinë, Kroacinë, Malin e Zi, është dhjetëfishi.

Ministrja Belinda Balluku: Ne e shikojmë interesin që kanë të gjithë qytetarët nordikë, që kanë blerë në Sarandë… norvegjezët.

Blendi Fevziu: Norvegjezët kryesisht dominojnë por midis ka pak finlandezë, pak suedezë, por dominojnë norvegjezët për blerjen e pronave në jug.