Shqiptarëve t’u çmontohen rastet e montuara

Njohësit e zhvillimeve politike dhe juridike në vend për gazetën “KOHA” vlerësojnë se gjatë bisedimeve për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, prioritet i bllokut politik shqiptare do të jetë edhe rigjykimi i rasteve të montuara politike dhe reforma e gjyqësorit. Sipas tyre për disa raste madje nevojitet edhe formimi i Komisioneve të veçanta me ekspertë ndërkombëtar

Rasti i Burhanedin Nuhiut nga fshati Poroj i Tetovës, “Alfa”, “Kumanova”, “Almiri i Vogël”… janë disa nga qindra raste që nga ekspertët e juridik konsiderohen si identitet i gjyqësisë selektive dhe montimeve gjyqësore politike ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Bazuar në platformat e partive politike shqiptare dhe deklarimeve të tyre gjatë fushatës dhe nëpër debatet televizive këto raste duhet të jenë prioritet dhe kusht për rigjykim, gjatë bisedimeve për krijimit të shumicës së re parlamentare dhe formimit të Qeverisë së re. Në rrethana kur “çelësi” për formimin e Qeverisë e re është në duart e bllokut politik shqiptar, kjo çështje mund tw merr fund, jo vetëm për ti liruar shqiptarët e dënuar padrejtësisht me raste të montuara, por edhe për ta reformuar gjyqësorin në pajtueshmëri me rekomandimet e Raportit të Pribes.

Profesori universitar Bashkim Selmani thotë se për rigjykimin e rasteve të montuara politike duhet të shfrytëzohen të gjitha mjetet juridike dhe politike, me qëllim që të bëhet revizion ndërkombëtar. “Duhet të shfrytëzohen të gjitha mjetet juridike që të bëhet revizion ndërkombëtar, ose ti drejtohet gjykatës ndërkombëtare. Duke e ditur se këtu në shumicën e rasteve dënimet janë shqiptuar në mënyrë interne dhe të porositura, por edhe të ndikuara nga politika, me të drejtë partitë politike shqiptare duhet të krijojnë disa pika të përbashkëta për fatin e këtyre rasteve. E para pikë duhet të jetë që shqiptarët ti njohë kushtetuta, e dyta ka të bëjë me borxhin publik që kanë qytetarët, dhe treta që është edhe shumë e dhimbshme është se një numër i madh i të burgosurve, qoftë me burgime të përjetshme qoftë me kundërvajtje dënime të rënda, padrejtësisht të rishikohen”, deklaroi për gazetën “KOHA”, Selmani.