Një shqiptar nga Kosova i cili ishte i zhytur në borxhe, ka vrarë një çift të vjetër Peter dhe Sylvia Stuart, pasi mendonte se ata kishin mjaftueshëm para për të larë borxhet e tij në bixhoz, transmeton “arbresh.info”.

Pas krimit, ai ishte arratisur jashtë vendit pasi kishte shfrytëzuar kartelën e bankës të Peter për të marrë para të gatshme.

Trupi i Peter ishte gjetur në një oborr larg shtëpisë së izoluar të çiftit në Ëeybread, në lindje të Britanisë së Madhe, ndërsa trupi i bashkëshortes së tij nuk është gjetur ende.

Shqiptari nga Kosova kishte arritur në Essexx të Anglisë në vitin 1999. Gjykata tha se ai shpeshherë ishte paraqitur me emër tjetër sidomos në raport me njerëzit me të cilët luante bixhoz.

Por, i akuzuari mohon të ketë vrarë çiftin Stuart, ndërsa gjykata po vijon ende me procedurën ndaj tij.