Avionët luftarak britanik janë ngritur në fluturim dhe gati janë përplasur duke shoqëruar një aeroplan udhëtarësh të linjës kombëtare pakistaneze, shkruan “BBC”.
Zëdhënësi i aeroportit të “Stansted” tha se fluturimi nga Lahore në Londer ishte ulur në Essex, pasi u shoqërua nga avionët e avancuar anglez të njohur ushtarakisht si “tornadot”.
Policia tha se devijimi ka ndodhur për shkak të raporteve për një pasagjer të rrezikshëm por se “nuk besohet të jetë një situatë rrëmbimi apo sulm terrorist”.
“BBC” raporton se një pasagjer është arrestuar nga policia pas mbërritjes në aeroport.
Një zëdhënës i policisë ka thënë: “Një avion u shmang në Aeroportit e Stansted rreth orës 3 këtë pasdite, mbi hapësirën ajrore në Mbretërinë e Bashkuar në rrugën drejt aeroportit të Londrës , Heathroe, për shkak të raporteve të një pasagjeri të rrezikshëm në bord”.
Policia tha se 52-vjeçari ishte arrestuar për kryerjen e veprave të mashtrimit në Britaninë e Madhe dhe ishte duke u transferuar në një stacion policie në Londër.