Mundësitë për ndërtim të lidhjes së re interkonektive midis Maqedonisë dhe Bullgarisë në sferën për gaz natyror, duke i përfshirë teknikat, financat dhe aspektet rregullatore të ndërtimit të kësaj lidhjeje të re ka qenë temë e takimit të parë të punës midis delegacioneve të Maqedonisë dhe Bullgarisë në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim në sferën e gazit natyror, përcjell Fol.

Takimi i parë i grupit të punës, siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, është mbajtur në Sofje gjatë vizitës zyrtare të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ndërsa Memorandumi për bashkëpunim në sferën e gazit natyror u nënshkrua më 1 gusht këtë vit në Shkup.

Gjatë vizitës ministri Bekteshi u takua me ministren e Energjetikës Temenuzhka Petkova. Në Takim është biseduar për bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë në sferën e energjetikës, sigurisë së furnizimit me energji, diversifikimit të burimeve energjetike, si dhe rëndësinë e lidhjeve të reja interkonektive dhe bashkëpunimi rajonal.

Siç informojnë nga Kabineti i Bekteshit, theks i veçantë gjatë takimit është dhënë në marrjen e kryesimit me Këshillin e Bashkimit Evropian nga ana e Bullgarisë nga 1 janari i vitit 2018, me përqendrim Ballkani Perëndimor, me ç’rast pala bullgare ka shprehur gatishmëri që ta mbështesë Maqedoninë në investimet infrastrukturore në sferën e energjisë dhe rrugën e saj drejt integrimit në strukturat e BE-së.

Sipas ministres bullgare të Energjetikës, për rajonin ballkanik problem i madh është infrastruktura e pamjaftueshme, ndërsa Bullgaria në mënyrë aktive punon në tejkalimin e kësaj mangësie. /Fol/