Nga Prokuroria Themelore Publike thonë se deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski nga OBRM-PDUKM-ja sot nuk janë thirrur për t’u marrë në pyetje në Prokurori lidhur me ngjarjet që ndodhën në parlament më 27 prill, përcjell Fol.

Paraprakisht edhe deputeti Mukoski deklaroi se informata e këtillë e publikuar në disa media është spekulim. Përndryshe më 27 prill, deputetët ngarkohen me akuzën se protestuesve të dhunshëm u është hapur dera e Kuvendit, ku pësuan lëndime fizike deputetët e LSDM-së dhe Ziadin Sela. /Fol/