E premte, 3 Maj, 2024
Ballina Shëndetësi Shtatë përfitimet që marrin fëmijët nga aktivitetet në natyrë

Shtatë përfitimet që marrin fëmijët nga aktivitetet në natyrë

Në fillimet e viteve 1980 një biolog nga Universiteti i Harvard i quajtur Edward O Wilson prezantoi një teori të quajtur “Biophilia” e cila shpjegonte se njerëzit janë instiktivisht të tërhequr nga natyra dhe mjedisi që i rrethon.

Gjithsesi shumë prindër në shekullin e XXI do ta vinin në dyshim këtë teori, pasi shikojnë fëmijët e tyre që rrinë gjithë ditën në shtëpi.

E gjithë bota është në panik për faktin se fëmijët po kalojnë shumë kohë brenda mureve të shtëpisë, madje disa e njohin këtë problem me emrin “çrregullim të defiçencës natyrore”.

Megjithëse ta quash këtë gjë një çrregullim mund të jetë paksa e ekzagjeruar, është e qartë se fëmijët kalojnë shumë më shumë kohë brenda në shtëpi sesa jashtë në natyrë. Kjo gjë mendohet të shkaktohet si pasojë e zhvillimit teknologjik. Një fëmijë kalon mesatarisht 10 minuta në ditë duke luajtur jashtë ndërkohë që kalon rreth 7 orë në ditë përpara ekranit.

Por studimet e kohëve të fundit kanë shpjeguar përfitimet, madje dhe nevojën e fëmijëve për të kaluar më shumë kohë jashtë. Disa mendojnë se është shumë e rëndësishme që disa aktivitete të zhvillohen jashtë shtëpisë, ndërsa të tjerë mendojnë se duhet të bëhen në një mjedis të gjelbër, me pemë, bar dhe gjethe. Madje disa studime kanë treguar se nëse fëmijët zhvillojnë aktivitete në mënyrë të rregullt në natyrë do të kenë përfitime në shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Po cilat janë këto përfitime?

Sipas ekspertëve kryerja e aktiviteteve të rregullta në natyrë i ndihmon fëmijët të:

Rrisin vetëbesimin;

Përmirësojnë imagjinatën;

Rrisin kreativitetin;

Marrin më shumë përgjegjësi;

Përballen me sfida të ndryshme;

Qëndrojnë të shëndetshëm fizikisht;

Reduktojnë stresin.