Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.648 teste, ndërsa janë regjistruar 383 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve: Shkup-201, Kumanovë-11, Shtip-21, Prilep-20, Tetovë-8, Strugë-5, Veles-9, Manastir-12, Ohër-4, Kavadar-7, Gostivar-6, Gjevgjeli-8, Strumicë-20, Kriva Pallankë-6, Radovish-7, Koçan-7, Probishtip-3, Berovë-5, Vallandovë -4, Vinicë-1, Dellçev-4, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-4, Resnjë-2, Negotinë-3.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 95 pacientë të shëruar nga coronavirusi: Shkupi-43, Kumanova-6, Shtip-3, Tetovë-10, Manastiri-2, Ohër-2, Kavadar-1, Gjevgjeli-3, Strumicë-1, Kriva Pallankë-3, Radovish-4, Koçan-8, Berovë-2, Vallandovë-3, Sveti Nikollë-2 dhe Kërçovë-2.

Shtatë persona vdiqën në spital, nga Kumanova (63), Tetova (69), Gjevgjelia (67), Shkupi (51), Kavadari (60) dhe dy pacientë nga Manastiri (60 dhe 79).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 20.937, numri i pacientëve të shëruar është 16.194, numri i vdekjeve është 792, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.951./