Asnjë deputetë ose një punonjës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk do të izolohet për Covid-19.

Ky njoftim vjen për shkak se dy deputetë u infektuan me coronavirus.

Këtë për AIM-në e njofton drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Aleksandar Stojanov, i cili tha se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut respekton të gjitha masat dhe rekomandimet për parandalimin e Covid-19.

Deputeti Laze Tanevski nga LSDM sot përmes profilit të tij në Facebook njoftoi se është pozitiv me Covid-19, ndërsa dje shërbimet parlamentare informuan për deputetin Ismail Jahoski nga BDI.