Qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë me letërnjoftim, përcjell Fol.

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë është shqyrtuar dhe pranuar Raportin mbi negociatat e kryera për të harmonizuar tekstin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës për kushtet e udhëtimit të qytetarëve të të dyja vendeve me letërnjoftim.

Pas harmonizimit të marrëveshjes dhe pas ratifikimit në kuvendet, qytetarët e të dyja vendeve do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim, tha shërbimi qeveritar i shtypit.

Me marrëveshjet e mëparshme të ratifikuara, shtetasit e Maqedonisë, përveç BH mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim në Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri. /Fol/