Nga muaji tetor, 130 mijë punëtorë do të marrin pagë më të lartë, ndërsa për 76 mijë persona Qeveria do të sigurojë mbi 547 milionë denarë përkrahje financiare, tha Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska në raportin e llogaridhënies për 100 ditët e para të punës së Qeverisë së re, duke i paralajmëruar ndryshimet për pagë minimale prej 12.000 denarë.

Në 100 ditët e para, shtoi ajo, është përgatitur ligji për punëtorët e falimentuar, me të cilin janë prfshirë rreth 3.000 persona dhe tha se për këtë qëllim nga buxheti ndahen 300 milionë denarë në vit.

Në ndryshimet e Ligjit për mbrojtje sociale të cilët veçmë janë në procedurë kuvendore, rregullohet e drejta për kompensim material për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër, shtesë për persona të verbër dhe të palëvizshëm, për të shurdhër të realizohet pa marrë parasysh të ardhurat e personit që ka nevojë për ndihmë të tillë. Si shtesë përmendet edhe shpenzimi prej 1.700 denarë për mendim konziliar dhe udhëzim mjekësor të cilin deri më tani duhej ta paguajnë vetë qytetarët.

Sipas ministres Carovska, ndryshim i rëndësishëm është reallizuar edhe në planin operativ për punësim, ku janë siguruar 2 milionë euro shtesë për masa aktive për punësim, ndërsa grupi nën përqëndrim janë personat deri në moshën 29 vjeçare.

MPPS ka nënshkruar marrëveshje për përkrahje të shoqatave qytetare nga sfera e mbrojtjes sociale, të zgjedhura në konkurse publike. Fondi i përgjithshëm për përkrahje të projekteve është 2.400.000 denarë, ndërsa janë siguruar edhe 300 mijë euro për tre qendra për persona viktima të dhunës seksuale dhe një qendër strehimi për mbrojtje të viktimave të dhunës seksuale./Telegrafi/