Organizimi dje në Strugë i ritualit fetar ortodoks me qindra e qindra njerëz nga disa klerikë, në gjendje të jashtëzakonshme dhe sipas Dekreteve me fuqi ligjore të qeverisë paraqet VEPËR PENALE. Dhe mu për këtë duhet të bartet kjo përgjegjësi, ligjet vlejnë për të gjithë.
Maqedonia e Veriut është shtet sekular, shteti nuk ndërhynë në çështjet e brendshme të organizimit religjioz, përveç se në gjendjet e jashtëzakonshme siç është PANDEMIA GLOBALE rrezik i madh vdekjeprurës për jetën apo shëndetin e njerëzve.

Fundja veprimi i djeshëm në Strugë i kryesuar nga disa klerik ortodoks mbase në kohë pandemie është edhe në kundërshtim me parimet fetare që predikojnë vetë ata, madje edhe në kundërshtim me parimet edhe të feve tjera.

Përgjegjësia PENALE është evidente, organet e shtetit janë të obliguar të detektojnë hallkën e zinxhirit që ka bërë të mundur këtë veprim.
Megjithatë, një veprim i pamatur në kësisoj kohërash nuk duhet të asnjë mënyrë të nxisë sjellje të njëjta si kundërpërgjigje në emër të ,,ballansimit,, sepse do të ishte mbi të gjitha veprim jo qytetar madje edhe antifetar.

Pa ndëshkueshmëria eventuale e këtij ,,eventi paradoksal,, në këtë kohë, duhet të nënkuptojë AMNISTINË e të gjithë të tjerëve nga penaliteti për shkeljet eventuale të normave që vlejnë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe orëve policore.
(q/a)