Vazhdojnë të mbeten numrat tre shifrore të të prekurve me virusin korona në vend. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1356 testet e bëra, 102 pacientë rezultuan pozitiv me CoVid-19. Në Shkup, duke përfshirë rastet e sotme, numri i të infektuarve mbërriti në afër 4700, prej tyre mbi 1800 raste aktive e 193 të vdekur. Me 11 pacientët e fundit, Kumanova kaloi në shifrën e 1002 të prekur, prej tyre 294 raste aktive. Tetova me 2 të prekurit sot arriti në 1.000 të infektuar, prej të cilëve 270 janë raste aktive. Ndërkaq, shqetësuese mbetet situata në Shtip, ku me 13 të prekurit sot u arrit në 774, mbi 60% raste aktive. Shtipi gjithashtu radhitet më incidencën më të lartë në Evropë, respektivisht 1469.4 ndërsa Shkupi 760.8 të infektuar në 100 mijë banorë.

Ministria e Shëndetësisë;

Numri i të prekurve sot:

Shkup 39

Kumanovë 11

Shtip 13

Gostivar 8

Manastir 6

Kërçovë 4

Nga 3 në Ohër, Prilep, Kavadar dhe Sveti Nikollë

Struga ashtu si Tetova kanë nga 2 pacientë