Sistemi shëndetësor i shtetit po përgatitet për valën e re të pandemisë, që pritet të mbërrijë në vjeshtë. Në shtimin e kapaciteteve spitalore, aktualisht po punohet vetëm tek Klinika e Pulmologjisë.

Këtu makineritë dhe punëtorët janë duke vënë gypat e ujësjellësit dhe kabllot e rrymës elektrike. Në 450 m2 të këtyre 22 barakave janë në procedurë të pritjes se pajisjeve mjekësore dhe mobileve shtesë.

“Përderisa Klinika e Pulmologjisë është e mbushur përplot me pacientë, këtu në oborrin e saj po përgatiten objektet modulare për shërbime ambulatorë për pacientët, të dyshimtë me CoVid-19.”

Spitale të tilla mobile do të ndërtohen në 16 komuna, por ato ende mbeten projekte në letër. Nga Ministria e Shëndetësisë na thanë se nga fillimi i gushtit do të nisin punimet me këto objekte mobile, por pa precizuar kur do të jenë gati për të ndarë pacientët me simptome të CoVid-it dhe ata pacientë me sëmundje kronike.

Takime konstruktive me 16 komunat të nivelit rajonal të RVM dhe në aspekt të infrastrukturës, pajisjeve mjekësore, kuadrit ose laboratorëve, e gjithë kjo ka një analizë të detajuar se si ne do të mund më lehtë këtë valë e cila mund të na paraprijë”-tha Armend Arsllani, zëvendësministër i Shëndetësisë.

Sipas arkitektit të Ministrisë së Shëndetësisë këto hapësira tek barakat e Pulomologjisë thuhet se të gatshme për pacientë do të jenë nga mesi i muajit gusht. Vetëm ky projekt kushton 122 mijë euro.