Për gjysmë denari shtrenjtohen benzina Eurosuper BS-95, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, ndëras benzina Eurosuper BS-98 nuk lëvizë.
Ky është vendimi i sotëm i Komisionit Rregullator për Energjetikë, informon Zhurnal.
Sipas vendimit të fundit, EUROSUPEr BS-95 do të jetë 67,5 denarë për litër, i dizelit do të jetë 58,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të jetë 58 denarë.
Shtrenjtohet edhe çmimi i mazutit për 0,726 denarë, ndërsa çmimi i ri do të jetë 34,992 den për kilogram.
Çmimet e reja hynë në fuqi nga mesnata.//Zhurnal.mk