Nga 1 tetori, gjoba për shërbimin “merimangë” të NP “Parkingjet Komuna Qendër” do të rritet për 1.000 denarë. Në vend të 2.500 denarë, nëse policia rrugore ndërhyn për parkim të gabuar, gjoba tani do të jetë 3.500. Vendimi për rritjen e çmimit arsyetohet me faktin se çmimi ka qenë i njëjtë për 10 vite dhe se në periudhën e kaluar çmimi i derivateve të naftës është rritur në mënyrë drastike.