Komisioni Rregullator për energjetikë ka vendosur që nga mesnata Euro Dizeli të shitet për gjysmë denari më shtrenjtë, ndërsa çmimi i benzinës Euro Super BS 95 dhe Euro Super BS 98 mbetet i pandryshuar, edhe këtë javë benzina do të shitet me çmime të njëjtë.

Kështu që sipas vendimit të KRRE-së Euro Super BS 95 do të vazhdoj të shitet për 68.50 denarë për litër, Euro Super BS 98 do të shitet edhe këtë javë për 70.50 denarë për litër, derisa Euro Dizeli shtrenjtohet për gjysmë denari dhe do të shitet për 61.50 denarë për litër. Këto çmime do të vlejnë deri më 9 dhjetor në mesnatë.