Është anuluar seanca për gjykimin e Mariglen Demirit, një nga anëtarët e partisë “E Majta”, i cili akuzohet për pjesëmarrje në Revolucionin Laraman, si një nga protestuesit që ka demoluar Zyrën e presidentit Gjorgje Ivanov.

Gjykimi është anuluar sepse prokurorira ende nuk i ka të dhënat origjinale nga kamerat, të cilat janë si dëshmi në këtë lëndë.

Demiri, i cili është edhe kandidat për deputet ndodhet në gjykim prej tre vitesh ndërsa shteti prej tij kërkon dëmshpërblim 8.500 Euro.