Gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Thesari” për blerjen e pajisjeve për përgjim, ku i akuzuari i parë është Sasho Mijallkov, ish-shef i DSK-së, është shtyrë për më 29 mars, përcjell Telegrafi.

Sipas gjykatëses Xhaneta Begtoviq, shkaku i shtyrjes është pritja e përgjigjes së Gjykatës së Lartë të Greqisë për ankesat rreth ekstradimit të të arratisurit, Goran Grujesvki, ish-shef i Drejtorisë së Pestë.