Policia e Kumanovës ka ngritur padi kundër 39 vjeçarit me iniciale M.S. nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bzuar se ka kryer vepër penale “prodhim dhe shitje ilegale të drogës”, e dënueshme sipas nenit 125 të Kordit penal të Republikës së Maqedonisë. Më 31 janar të këtij viti, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e tij. Me këtë rast është gjetur një kavanoz me fara të marihuanës me peshë 33,57 gramë, një kavanoz dhe dy tenxhere me përzierje droge – hashish dhe gjësende tjera, në mesin e të cilëve edhe një “shpric”, transmeton Gazeta Lajm.

Gjykatësi i ka caktuar masë arresti 39 vjeçarit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.