Gjykimi kundër Kryeministrit Zoran Zaev për rastin “Ryshfet” është shtyrë për në 25 dhjetor ,përcjell Fol.

Arsyeja për vonesën është seanca publike e Gjykatës së Apelit të planifikuar më 27 nëntor që do të vendosë nëse masat PI janë dëshmi në këtë rast. Në një nga seancat e mëparshme, gjyqtari Deana Gruevska Ilievska kishte refuzuar propozimet e avokatëve të Zaevit për regjistrimet e masave PI që u shfaq në YouTube të mos jenë dëshmi në procedurën e Zaevit. Ekipi i avokatëve paraqiti një ankesë deri te Apeli.

Zaev sot u shfaq në Gjykatën Penale.

Në këtë rast, Zaev ishte akuzuar si kryetar i Strumicës nga biznesmeni Ivan Nikolov sepse i kishte kërkuar ryshfet prej 163,924 euro, ose 2 euro për një metër katror të tokës në Strumicë, të cilën Nikolov donte që ta privatizonte./Fol.mk