Është shtyrë gjykimi i sotëm kundër të akuzuarit Boban Iliq, pas kërkesës të njërës nga palët e kyçura në rast, informuan nga zyra për marrëdhënie me opinionin nga gjykata e Kumanovës, përcjell Fol.

Seanca e fundit, në të cilën do të paraqiten fjalët përfundimtare të prokurorisë dhe mbrojtjes, është caktuar për më 19 dhjetor.

Prokuroria e ngarkon të akuzuarin Boban Iliq se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka vrarë vogëlushin katërvjeçar, Almir Aliu, pas zënkës paraprake verbale me babain e djaloshit në Shtëpinë e shëndetit në Kumanovë.

I akuzuari, ngarkohet se e ka shkelur Almirin katërvjeçar në rrugën “Boris Kidriç”. Për ngjarjen e njëjtë kundër tre personave të tjerë, përndryshe babait të djaloshit, Sedat Aliu, Sami Demirit dhe Abdullah Aliut, është parashtruar akuzë për vepër të kryer penale “dhunë”. /Fol/