Një seancë dëgjimore për apel për krime lufte në Hagë është pezulluar për shkak se i akuzuari mesa duket ka pirë helm gjatë kohës që ishte duke u gjykuar.

Slobodan Praljak është një nga gjashtë udhëheqësit politikë dhe ushtarak kroat i Bosnjës që paraqitet përpara gjykatës nën akuzën për krime lufte. Ai u dënua me 20 vjet burg në vitin 2013 për krime në lindjen e Mostarit.

Kur dëgjoi se ai e ka marrë dënimin, Praljak ka thënë: “Po e kam marrë helmin”. Praljak është parë duke pirë helmin dhe se avokati i tij u shpreh se ajo që piu klienti ishte vërtetë helm. Gjykatësi ka urdhëruar në mënyrë të menjëhershme që seanca të pezullohet.

Dikush tjetër që ishte i pranishëm në gjykatë ka thënë se duhet një ambulancë e cila erdhi menjëherë në sallë të gjyqit.

https://www.youtube.com/watch?v=8YHlMAJ8WNI