Ndeshja mes Lyon e Besiktas është shtyrë për disa minuta, kjo për shkak të përleshjeve që kanë ndodhur para fillimit të sfidës.

Është shtyrë takimi i çerekfinales në Ligën e Evropës ndërmjet Lyonit dhe Beshiktashit, për shkak të trazirave të fansave.

Në prag të fillimit të kësaj përballje qindra fansa janë parë brenda fushës. Fansat e Beshiktashit në prag të kësaj përballje janë përleshur me policinë franceze jashtë stadiumit.

Reuters raporton se ka pasur përleshje ndërmjet fansave në stadium. /Express/