Është anuluar sërish seanca gjyqësore për rastin “Sopoti”, për shkak të mungesës së gjykatësit që e udhëheq këtë proces. Seanca e radhës është caktuar për më 9 tetor, raporton Televizioni SHENJA.

Familjarët janë shprehur të revoltuar nga ky vendim dhe taktizim me fatin e tyre. Ata kërkojnë që sa më shpejt të marrë epilog ky rast.

Rasti “Sopoti” ka histori prej 14 vitesh. 12 banorë nga fshati Sopot u akuzuan se në mars të vitit 2003 kanë vendosur eksploziv  në rrugën lokale Sushevo-Sopot, ku në këtë eksplodim u vranë dy anëtarë të kontingjentit polak të NATOS dhe një civil maqedonas. Kjo ndodhi dy vjet pas konfliktit të vitit 2001, kur Maqedonia ende po e merrte veten nga pasojat që  i shkaktuan veprimet e armatosura edhe në planin e sigurisë edhe atë ndëretnik.