Kandidati për kryetar të komunës së Likovës z.Bekim Afuzi nga Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet rrjetit social fejsbuk ju drejtohet qytetarëve të Likovës duke ju thënë se kësaj gare i ka hy me shumë përgjegjësi dhe sinqeritet për të bërë ndryshime që qytetarët e Likovës e kërkojn me vite e vite.

Vijon postimi i plotë:

Të dashur qytetar të komunës së Likovës,e rrespektuara rini bashkëmoshatar të mi. Sejcila garë pa marrë parasysh se në cfar sfere të jetës bëhet fjalë ajo duhet nënkuptuar si një betejë së cilës duhet të i dihet qëllimi final. Un kësaj gare dhe beteje për të parin e komunës së Likovës i kam hyrë me plot përgjegjësi dhe me sinqeritetin më të madh për të bë ndryshimin të cilin ndryshim popullata e komunës së Likovës e kërkon me vite e vite. Vëllezër, rini e dashur, intelektual të kësaj ane tek un do të gjeni ndershmërin, transparencën dhe efikasitetin në menaxhimin e administratës së komunës tonë. Un do të jem zëri i çdo qytetari, komuna nën menaxhimin tim dhe të ekipit që un drejtoj do të flet me gjuhën e sejcilit qytetar. Un para juve dal dhe kërkoj përkrahjen me një ekip i cili përbëhet prej djemve dhe motrave tona të kualifikuara në profile të ndryshme ku din të bëjnë projekte në interes të vendbanimeve tona. Një thirrje publike për të gjith ata të cilët kan vullnet të mirë dhe mendime pozitive, rreth asaj se si të mundemi ta ndihmojm komunen tonë me plane konkrete dera do të jetë e hapur,URDHÉRONI. ZOTI QOFT ME JUVE, SHÉNDET.