QENAN ALIU

…Veprimi i ndodhur sot në një prej shtyzave provokuese në qytetin e Kumanovës nuk duhet të përsëritet, bile edhe askund tjetër.Askush nuk duhet të bjerë pre e instrumentalizimeve eventuale. Madje nuk dua të mendoj se dy të rinjtë shqiptarë të cilët dyshohen se paskan hequr nga shtyza flamurin shtetëror dhe paskan vendosur ate kombëtarë të jenë eventualisht të instrumentalizuar nga qëllim këqinj . Këtë veprim dua ta kuptoj si një frustrim emocinal me energji pozitive që mund tu ndodhë vetëm njerëzve të rinjë të cilët kanë shijuar njëzet pranvera . Kaq të rinjë çdo njeri që ndanë të drejtën e ka para syshë se nuk mund të bëhet fjalë për njerëz me djallëzi por thjesht për dy të rinjë ndonëse qëmund të kenë aspiratë që barazinë e tyre dhe të popullit të tyre ta shohin edhe në ate shtyzë të lartë që mund të nënkuptohet e natyrshme. Mbase vendosja e shtyzave me lartësi gjigante në shumë lokacione nëpër qytetet e Maqedonisë ishte inicijativë dhe vendim i qeverisë që kryesonte Nikolla Gruevski ashtu si shumë ide apsurde të tijë. Sdo mend se edhe ky projekt si shumë të tjera kishte konceptin kriminal të këtij establishmenti hajdush që kurë nuk ua bënë transparente se sa është paguar një shtyzë e tillë nga paratë publike. Ndaj një mënyrë e tillë e vendosjes së shtyzave gjigante për ngritjen e flamurit shtetërorë përveç përpara institucioneve shtetërore dhe publike nuk është praktikë as edhe në vendet shum të zhvilluara p.sh. siç është Gjermania e Italia . Por ka diçka edhe të pa drejtë. Mbase me azhuritet qenkan privuar nga policia dy të rinjtë e dyshuar për deklarim para organeve, poashtu duhet me urgjencë të thiren para organeve edhe ata dy me mjekrat me shiritat e verdhë e të portokalltë që u prijnë foltoreve të protestuesve të manipuluar të cilët ashiqare nxisin frustrime që turma të shpërfaq gjuhën e skajshme të urejtjes . shtrohet pyetja ; pse prokuroria nuk zbaton ligjin, po a nuk janë të gjith të barabartë para ligjit ? Nëse eventualisht provohet fajësia e dy të rinjëve shqiptarë nga rethina e Kumanovës për një veprim të tillë, atëherë për pagesën e GJOBËS para duhet të ndajnë deputetët shqiptarë nga mëditjet e tyre të majme sepse ata bile morën paga nga paratë publike si gjith të tjerët dhe spunuan gjë tre muaj, dhe akoma vazhdojnë të jenë elemente hekurosje të përplasjeve të partive maqedonase, pra siç do të thoshte KINGU vetëm element kusuritje!