Shuarja  e kolosit që gjithmonë ishte në vijë të parë të çdo lëvizjeje  kombëtare nuk është humbje vetëm e Çegranit, por është humbje e  gjithë shqiptarëve të Maqedonisë. Ai ishte një pedagog i veçantë  dhe  një shërbetor i devotshëm kombit, i drejtpërdrejt në mbrojtje të kauzës dhe amanteve kombëtare.

Ai ishte një gjuhëtar, publicist, që i dha kuptim gjuhës, sidomos duken na kënaqur me shkrimet e tij pëplot me  humor  në dialektin e Çegranit.

Përndryshe prof Zejniu ishte edhe njëri  nga themeluesit dhe  aktivist i orëve të para të LR-Pdsh-së,  sot Aleanca për Shqiptarët  në Gostivar.

Stafi i FOL – it i shpreh ngushëllime  familjarëve dhe të afërmve të Prof Zejniut. Qofsh i shpërblyer me PARAJSË !