Një nga prioritetet kryesore të liderëve kryesorë të botës, edhe në vitin 2018, do të jenë përballjet me kartelet e drogës, mafian dhe tregtarët e drogës.

Nga Alaska në Meksikë, nga Londra dhe Madridi në Siberi dhe Kinë, ka pasur disa përplasje me bandat e narkotikut dhe rrjetet e krimit që shpesh janë shumë të vështira për t’u gjetur.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ligjet anembanë botës parashikojnë dënime të rënda, shpesh drakoniane për tregtarët.

Në disa vende gjithçka zgjidhet me një procedurë të shkurtër – vdekjen e të akuzuarit.

Vietnamezët nuk falin, turqit gjithashtu

Vietnami ka një nga ligjet më të rrepta të drogës. Çdokush që vërtetohet se ka poseduar më shumë se 600 gramë heroinë ose më shumë se 20 kilogramë opium do të dënohet me vdekje.

Pra, në këtë vend në vitin 2014, për shembull, në një kohë të shkurtër, janë dënuar 30 trafikantë droge, duke përfshirë edhe gratë.