Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar dorëheqjet në Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka thënë se dorëheqjet në VV janë humbje, pa marr parasysh nga cili këndvështrim e sheh.

“ Dorëheqjet në VV janë humbje, pa marr parasysh nga cili këndvështrim e sheh. Të gjithë janë të vlefshëm dhe të domosdoshëm për VV që është apo ishte pranë fitores”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka bërë thirrje për unitet, duke theksuar se nga ndarja të gjithë do të jenë më të dobët.

Në qoftë se ndodh ndarja do të jenë të gjithë më të dobët, edhe ata që rrinë edhe ata që shkojnë, edhe deputetët edhe kryetarët. Thirrje për të gjithë të ulen bashkë. Mendime ndryshe ka me pas gjithmonë e posaçërisht kur organizata rritet.