Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim të raporteve ekonomike me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë, nga vetë presidenti amerikan Donald Tramp, i është dhururuar çelësi simbolik i Shtëpisë së Bardhë.

Në një deklaratë për shtyp, Vuçiç tha se ai kishte bisedime të frytshme bilaterale me Trump, të cilat sollën gjëra të mira për vendin tonë.

“Kam marrë një mesazh të veçantë të shkruar nga Trump dhe kam marrë gjithashtu çelësin e Shtëpisë së Bardhë dhe Trump më tha gjatë dorëzimit:
“Gjithmonë mund të hysh këtu”, tha Vuçiq.