Nga Medai Shaholli

Marrëveshja e tradhtisë së madhe u nënshkrua dje në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në prezencën dhe nën ndikimin e presidentit Trump, ku pala shqiptare e kryesuar nga kaqoli i politikës Dulla i Hotit pranoi legalisht ndërhyrjen e shtetit serb brenda Kosovës në pikat 7, 11,15 të marrëveshjes me të cilat bëhet cënimin e integritetin teritorial të Kosovës.
Kosova dhe Serbia pajtohen të lëvizin përpara me ”normalizimin ekonomik” duke u pajtuar në pikat e mëposhtme që janë tre më skanalozet nga 17 gjithsej që përmban marrëveshja:

Në pikën 7 bëhet fjalë për bashkëmenaxhimin e liqenit të Ujmanit brenda teritorit të Kosovës, kurse në pikën 11, angazhohen se do mbrojnë dhe do promovojnë liritë fetare me pranimin e vendimeve gjyqsore siç thuhet aty në lidhje me kishën ortodokse serbe në Kosovë dhe të drejtën e saj si ekstrateritorialitet brenda Kosovës.

Ndërsa në pikën 15 thuhet se palët do zotohen: që Kosova për një vit nuk do kërkojë të aderojë në organizatat ndërkombëtare dhe Serbia nga ana e saj do të pauzojë të veprojë në ç’njohje të reja nga shtetet që e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur.

Që kësaj marrëveshje i vjen era tradhti e pranon dhe vetë ministri i Drejtësisë që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, ka thënë se ”Kosova ka bërë disa koncesione por që këto lëshime janë bërë për shkak të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ky është argumenti që japin banda e qeverisë së hajdutëve dhe kusarëve ku shkelja e sovranitetit dhe integritetit teritorial nuk përbën asgjë në ndërgjegjen e tyre.
Ata kanë shkelur tashmë mbi gjakun dhe amanetin e dëshmorëve të luftës dhe kontributin e tyre në pavarësimin e Kosovës.

Ja sa lirë e shitën Kosovën këta tregtarë të ekonomisë së tregut ku pasi shitën mijëra hektarë Malit të Zi, tani po nënshkruajnë të lëshojnë copa të tjera ekstrateritorialiteti brenda Kosovës sikur ta kishin pronën e tyre private për shitje.

Gënjeshtra e madhe në këtë marrëveshje është se aty nuk thuhet asnjë fjalë për njohje reciproke mes dy shteteve në fjalë.

Me këto tre pika të marrëveshjes së tradhtisë së madhe të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, serbët cënojnë rëndë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës si pasojë e kompromisit të radhës nga ana e tradhtarëve të delegacionit shqiptar që shitën për pesë pare interesat kombëtare.

Velloja e zezë e turpit do ta mbulojë eskortën e Dull Hotit në ditën e kthimit të tyre në aeroportin e Prishtinës si delegacioni i tradhtarëve të kombit.
Ata tashmë e kanë të vulosur në ballë damkën e tradhtisë së lartë ndaj kombit me pranimin e atyre pikave që cënojnë rëndë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.