Si kurrë më parë, numri i skuadrave shqiptare që do të marrin pjesë në Europë do të jetë plot 8.
Në rast se Skënderbeu fiton betejën në CAS do të marrë pjesë në eliminatoret e Champions Ligë, në të kundërt stafeta i kalon Kukësit dhe Partizani përfiton duke siguruar Europën.
Luftëtari dhe Laçi janë 2 skuadrat e tjera shqiptare që kanë siguruar Europën.
Pra sido që do ndodhë, Shqipëria do të përfaqësohet nga 4 skuadra.
Përsa i përket Superligës kosovare, 2 do të jenë skuadrat që do të shkojnë në Europë. Bëhet fjalë për kampionët e Dritës dhe nënkampionët e Prishtinës.
Drita do të fillojë rrugën drejt Ligës së Kampioneve në fazën paraeliminatore, kjo sepse, Kosova është e fundit në renditjen e federatave sipas koeficientit të UEFA-s.
Nuk mund të mungojë as përfaqësimi i skuadrave shqiptare në Maqedoni.
Si kurrë më parë, 2 ekipe shqiptare do të marrin pjesë në Kupat e Europës. Bëhet fjalë për kampionët e Shkëndijës dhe skuadrën tjetër shqiptare atë të Shkupit.
Pra, në total do të jenë 8 skuadra shqiptare në Europë, një rekord.