Si ndikojnë ngjyrat në psikologjinë e njeriut, ja tonalitetet që duhen zgjidhur sipas dhomave

 

Ngjyrat kanë efekte të caktuara në psikologjinë e njeriut, kështu që sipas vendit, edhe kuvendi për ngjyrën. P.sh., bën sens përdorimi i se kuqes në një dhomë palestre, por kjo mund ta tejkalojë ndjesinë e të ndjerit “i ndezur”. Nëse dëshironi të përdorni një ngjyrë të ngrohtë, mendoni për një shkrirje mes blusë dhe së verdhës. Gjithashtu, nëse ushtroheni gjatë, përdorni një kombinim relaksues blu – të gjelbër, për efektin freskues që ka ky kombinim.
Shfrytëzojeni korridorin ose hollin e hyrjes së shtëpisë për të bërë lidhjen ndërmjet pjesës së jashtme dhe pjesës së brendshme. Një mënyrë e mirë për të habitur mysafirët teksa hyjnë në shtëpi është trajtimi i korridorit me një përzierje mes ngjyrave të përdorura jashtë dhe atyre të përdorura brenda.

Zgjidhni ngjyra qetësuese për ambientet e çlodhjes; krijojnë një atmosferë të këndshme në dhomën tuaj të gjumit apo në tualet. Alternativa janë tonalitetet e blusë, së gjelbrës madje edhe lejlaja. Mbani mend se, sa më i errët tonaliteti i ngjyrës së zgjedhur, aq më i ndjeshëm efekti.
Përkëdheleni veten, duke përdorur një ngjyrë të dashur për ju në tualet. Kur visheni, preferoni ndonjë ngjyrë të caktuar? Merreni në konsideratë këtë ngjyrë për tualetin. Dëshironi të dukeni mirë, ndërsa shikoni veten në pasqyrën e tualetit? Përdorimi i një ngjyre të preferuar në sfond ju ndihmon vërtet.
Kur asgjë nuk jua mbush mendjen, referohuni tek natyra: zgjidhni ngjyra që ju sjellin ndërmend natyrën. Ngjyrat që hasim në natyrë do të shkrihen në mënyrë perfekte me ambientin. Gjithsesi, ngjyrat e ndezura, në të shumtën e rasteve përbëjnë zgjedhjen më të mirë për të krijuar një atmosferë mikpritëse në shtëpi.
Si një nga mjetet më të fuqishme në dekorimin e një hapësire, për të gjithë ata që nuk janë arredues profesionistë, ja disa këshilla se si t`ia përqasni ngjyrat ambientit ku jetoni

VJOLLCA:
Ngjyra e fisnikërisë; tregon luks, pasuri dhe ndërlikim. Është gjithashtu femërore dhe romantike. Por mos u jepni shumë pas saj; ndonëse përfaqëson shëndet e romanticitet, haset rrallë në natyrë dhe mund të duket artificiale në dekorin e shtëpisë. Nëse e dëshironi medoemos, përpiquni ta zbusni me ngjyra disi më natyrale, si p.sh. e verdha ose e gjelbra e lehtë.

E KUQJA:
Emocionalisht është ngjyra më intensive. Shpesh në dekorim përdoret për theks. E kuqja është provuar se rrit presionin e gjakut, shpejton rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen. E përdorur në kuzhinë stimulon oreksin; kjo është një nga arsyet pse shumë restorante i lyejnë muret në të kuqe të errët. Qëndroni larg kësaj ngjyre nëse vuani nga tensio¬ni i lartë i gjakut, shkakton irritim.
E VERDHA:
Është një ngjyrë perfekte sidomos për ambientet plot dritë natyrale; simbolizon hare dhe optimizëm, megjithatë njerëzit e humbasin shpesh temperamentin në ambiente të verdha dhe foshnjat grinden, ndaj nuk duhet ekzagjeruar. Për këtë arsye në ambientet kalimtare, e verdha është zgjedhje ideale. Aplikojeni në hollin e hyrjes e, ndërsa jeni duke shkuar në punë apo shkollë, e verdha do t’ju japë një dozë optimizmi për ta nisur mbarë ditën. Kjo ngjyrë përshpejton metabolizmin dhe rrit përqendrimin, ja pse letrat e shënimeve janë të verdha.

E GJELBRA:
Simbolizon natyrën dhe është një nga ngjyrat më të përdorura për momentin në arredim. Është qetësuese për syrin dhe përmirëson shikimin. E përdorur në spitale ka aftësi të qetësojë pacientët. Në Mesjetë nuset visheshin me të gjelbër për të treguar pjellori, ndërsa meshkujt në tone të errëta të së gjel¬brës, tregojnë burrëri dhe nënkuptojnë pasuri. Kjo ngjyrë rrit përqendrimin gjatë punës, ndaj preferohet në studio apo zyra.
PORTOKALLIA:
Një ngjyrë e ngrohtë dhe e ndezur; tërheq vëmendjen, duke na sjellë ndërmend ngjyrat e mrekullueshme të vjeshtës. Stimulon energji, ngacmon dhe rrit furnizimin me oksigjen të trurit. Portokallia është miqësore, ndaj përdoreni pa hezitim në sallonin e pritjes. Disa kultura të lashta e përdornin ngjyrën portokalli për të ku¬ruar sëmundjet e mushkërive. Nëse keni një fëmijë astmatik, dekorojani dhomën në ngjyrë portokalli, pasi ndihmon në përmirësimin e tyre.

BLUJA:
Qetësojeni dekorin në pranverë me ngjyra të ftohta: njëlloj si ngjyrat e ngrohta në dimër, ato të ftohtat, veçanërisht bluja, i dhurojnë shtëpisë ndjesinë e freskisë dhe pastërtisë gjatë stinës së ngrohtë. Si ngjyra e detit dhe qiellit, bluja nxit sekretimin e substancave qetësuese në trup. Pavarësisht se është depresive dhe e ftohtë si ngjyrë, rrit produktivitetin. Peshëngritësit ngrenë pesha më të rënda në palestra blu.

ROZA: Pavarësisht se në botën perëndimore, cilësohet si një ngjyrë tepër femërore, ideale për dhomat e vajzave e sen¬det e tyre, ngjyra rozë ka romancë dhe stimulon qetësinë; nëse keni një ambient të veçantë për t`u çlodhur dhe medituar, roza është ngjyra ideale. Disa ekipe futbolli përdorin këtë ngjyrë në dhomat e ndërrimit të skuadrës kundërshtare, duke pasur parasysh se ul impulset energjike.