olicia spanjolle ka vrarë të dyshuarin kryesor për sulmin terrorist të Barcelonës, Younes Abouyaaqoub. Ka qenë vet ministria e Brendshme Spanjolle ajo që konfirmoi vrasjen e të riut. Sipas të dhënave që zotërojnë autoritetet spanjolle, Abouyaaqoub ka qenë personi që drejtonte fugonin që i mori jetën 13 personave dhe plagosi mbi 100 të tjerë, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Edhe pse agjencitë policore në të gjithë Europën kishin filluar kërkimin e tij, 22- vjeçari nuk ishte larguar nga Barcelona. Ai është rrethuar 40 kilometra larg nga vendi i ngjarjes dhe sipas raportimeve mbante në brez një rrip shpërthyes, i cili rezultoi të ishte fals.
Disa sekonda para se të qëllohej nga forcat e policisë, i riu maroken ka bërtitur “Allah Akbar” (Zoti është më i madh).

Kush ishte personi që “tradhtoi” terroristin 22 – vjeçar
Ka qenë një punonjës karburanti ai që ka “tradhtuar” terroristin 22- vjeçar. Pas sulmit në Barcelonë dhe pasi policia kishte si të dyshuar kryesor, Younes Abouyaaqoub, shpërndarja e fotove të tij në media dhe bërja publike e identitetit të tij, ka bërë që në zyrat e autoriteteve të vinin telefonata të shumta që flisnin për vendndodhjen e autorit të masakrës.

Para telefonatës së punonjësit të karburantit, i cili ishte se shprehur se ishte shumë i sigurt se kishte parë Abouyaaqoub, në zyrat e policisë spanjolle kishte edhe një raportim nga dy policë të zonës Subirats ku u gjet 22- vjeçari, të cilët pretendonin se e kishin parë të riun maroken.

Forcat e policisë që morën pjesë në aksion
Ende nuk ekziston një raportim zyrat i policisë spanjolle për sa i përket operacionit ku njeri më i kërkuar i momentit në Spanjë humbi jetën. Sipas banorëve të zonës kanë qenë më shumë se 20 makona policia të cilat kanë qenë në zonë, si dhe janë parë helikopterë të shumtë që fluturonin mbi Subirats.